AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjykata mban pezull VKM e Qeverisë për Kopshtin Botanik, nuk i kalon pronësinë Veliajt

Gjyakata Administrative e Apelit ka pezulluar kalimin në pronësi të Kopshtit Botanik, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës te Bashkia e Tiranës, ashtu sikundër referohet në VKM-në e korrikut 2019.

Gjykata shqyrtoi sot padinë e rektoratit të Universitetit të Tiranës kundër vendimit të korrikut të këtij viti nga qeveria, që kërkonte kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik Bashkisë së Tiranës, si qendër rekreacioni.

Gjyqtarja e rrëzoi pretendimin duke argumentuar se nuk është hapësire publike, por i dedikuar shkencës dhe në funksion të universitetit të Shkencave të Natyrës.

Gjatë seancës, gjyqtarja tha se kjo çështje do vijojë të shqyrtohet në Apelin administrativ deri në plotësimin e numrit të trupës gjykuese (5 gjyqtarë) që të vijojë procesi i kundërshtisë që universiteti i Tiranës i bën vendimit të qeverisë korrik 2019, ku përfituese indirekte është Bashkia Tiranë.

Ky hap është mirëpritur nga Studentët dhe pedagogë protestuan sot para gjykatë dhe e mirëpritën këtë vndim, pasi e quajnë si hap i parë i fituar ndaj vendimit të qeverisë.

Sipas dekanit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku kjo hapësirë vijon të jetë pronë e universitetit për aq kohë sa nuk ka vendim të formës së prerë nga gjykata.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *