Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjykata liron Klevis Balliun dhe banorët e Astirit, arrestimet drejt paligjshmërisë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për të 10 banorët e Astirit që u arrestuan ditën e dielë, mes tyre dhe ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.

Vendimi i Gjykatës është pritur me brohoritje nga banorët e tjerë të Astirit, të cilët kishin ndjekur nga afër seancën e sotme.

“Drejtësia është me ne, drejtësia është me ne”, ishin disa nga thirrjet e banorëve, që më pas vijuan me “Klevisi është hëroi ynë”.

Përpara ambienteve të Gjykatës foli për Fax News dhe ish-deputeti Flamur Noka, i cili garantoi se protesta e banorëve të Astirit do të vijojë, pasi kauza e tyre është e drejtë.

“Kauza e banorëve është e shenjtë, kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës”, u shpreh Noka, duke vlerësuar dhe vendimin e dhënë nga ana e Gjykatës.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, ka paraprirë atë të dhënë pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit, ku tre protestues të tjerë u liruan, dhe morën masën e detyrimit të paraqitjes, ç’ka tregon se arrestimet e policisë po shkojnë drejt paligjshmërisë.

Arrestimet e protestuesve janë kryer pas ndryshimeve në Kodin Penal , ku bllokimi i rrugëve për të protestuar konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në 3 vite burg.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *