Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Kurti, reagon Grenell: Mezi pres që të…

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk mos të shkojë në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por ti hapet rruga krijimit të qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë – të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, është shprehur Grenell, në një deklaratë për Gazetën Express. “Pres të vazhdoj bashkëpunimin tim me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim, dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *