KLP inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë, të aplikojnë për të ushtruar detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Vendet vakante janë shpallur nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe KLP garanton prokurorët se nëse zgjidhen dhe ushtrojnë detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të mandatit, Këshilli i riemëron në sistem në një pozicion karriere.