Është dhënë masa e sigurisë për 6 personat e arrestuar në Vlorë, të dyshuar se transportonin lëndë kancerogjene nga Italia.
4 prej personave të arrestuar janë lënë në burg nga ana e gjykatëses Albana Selmanaj, dhe kjo ka sjellë reagimin e familjarëve, që jo vetëm kanë protestuar, por njërës prej tyre i ka rënë dhe të fiktë.
Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se vendimi është pritur me ulërima, dhe ka pasur një numër shumë të madh të familjarëve.
Gruaja që ka humbur ndjenjat është Romina Kormuzi, gruaja e promarit të firmës së grumbullimit të mbetjeve, Zamir Kormuzi.
Vendimet e dhëna nga Gjykata:
-Kujtim Xhafellari 65 vjeç, banues në Vlorë, zëvendës kapiten i St Damianit… arrest me burg
-Arbër Çuni 28 vjeç, banues në Vlorë shoferi i furgonit… arrest me burg
-Festim Tafa, 72 vjeç, banues në Vlorë, kapiteni i tragetit St Damian …arrest shtëpie
-Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë, pronar i firmës së grumbullimit… arrest me burg
-Elisabeta Cuni 55-vjeçe, banuese në Vlorë, administratore e firmës së pastrimit “delfini1″… arrest me burg.
-Agron Brataj, 48 vjeç, banues në Vlorë, drejtori operativ i agjencisë së biletave… detyrim paraqitje
(E.K/Faxweb.al)