Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK, refuzon pushimin e hetimeve për gjyqtarët e çështjes “Dajti”

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që për tre gjyqtarët e dosjes “Dajti”, Skënder Damini, Petrit Alija dhe Aleks Nikolli të pushohen hetimet është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në orën 14:00 Gjykata e Posaçme u mblodh për të shqyrtuar kërkesën dhe pas diskutimeve që zgjatën afro 1 orë, vendosi që për 3 gjyqtarët të vijojnë hetimet. Gjyqtarët u vunë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ulën dënimin për Dritan Dajtin.

Ata akuzohen se u përfshinë në një aferë korruptive duke marrë vendimin lehtësues për Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 policëve. Kujtojmë që SPAK kërkoi pushimin e hetimeve pasi sipas tij, nuk ka prova që të provojnë fajësinë e gjyqtarëve.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.