Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjykata e la në burg të “fortin” e Lushnjes, zbulohet qendrimi i tij gjatë seancës, avokati: Do të flasë…

Ka përfunduar seanca e vlerësimit e masës së sigurisë për Orgest Bilbilin, i cili mbeti i plagosur ditën e premte në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranës, pasi u qëllua nga një oficer i forcave Shqiponja.

Gjykata vendosi masën ‘Arrest me burg’ për Orgest Bilbilin, ndërsa komunikimi iu bë të pandehurit në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm prokurori dhe gjyqtari i çështjes, ndërsa Bilbili qendron në spital, nën masa të rrepta sigurie.

Ai ishte shpallur në kërkim më herët për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në vitin 2017 në qytetin e Lushnjes, për të cilën akuzohet së bashku me mikun e tij Laert Haxhiu.

Në një dalje për mediat, avokati i tij Erjon Kulolli u shpreh se kishte kërkuar një masë më lehtësuese ndaj klientit të tij, duke marrë parasysh dhe gjendjen e tij shëndetësore.

“Klienti im nuk ka folur, kam kërkuar një masë më lehtësuese për të, pasi nuk është e provuar që ai ka kanosur punonjësin e policisë.

Gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, qendrimi që ai ka mbajtur gjatë dhënies së masës së sigurisë, ka qenë neutral. Klienti do të flasë në një moment të dytë”, u shpreh Kulolli.

Bilbili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, por duket se ai nuk do të pranojë të tregojë emrat e bashkëpunëtorëve të tij, dhe aq më pak vendndodhjet e mundshme të tyre.

Kush është Orgest Bilbili

Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, së bashku me Laert Haxhiun dhe një seri ngjarjesh të rënda. Laert Haxhiu, dyshohet gjithashtu se sëbashku me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Dy të akuzuarit kryesorë, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, janë akuzuar si vrasës të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, dhe plagosjes së dy të tjerëve, në tetor te vitit 2017.

Lexo edhe: Vrasje dhe zhdukje trupi, kush është i shumë kërkuari që strehonte Orges Bilbilin në Tiranë

Orges Bilbili, bashkëpunëtori i Laert Haxhiut të dyshuar në vrasjet Lushnjë në 2017,  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *