Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Gjykata e Katanias dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin

Gjykata e Katanias ka dhënë 15.5 vite burg për Moisi Habilajn i cili akuzohet se qëndronte në krye të kartelit të drogës që importonte drogë dhe armë.

Ndërkohë për Nazer Seitin kjo gjykata ka dhënë një dënim prej 7.5 vite vuajtje dënimi i arrestuar në Shqipëri por që u ekstradua në Itali për llogari të drejtësisë së shtetit fqinj.

Pasditen e sotme, gjykata e Katanias, ka dënuar këto anëtarë  të grupit Habilaj:
Moisi Habilaj, 15 vite e 5 muaj e 10 ditë
Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj
Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë
Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim
Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim
Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj
Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë
Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.

Mësohet se gjatë komunikimit të vendimit nga ana e gjykatës për dënimin e tij, Moisi Habilaj nuk ka bërë asnjë reagim ndërkohë që avokati i tij i ka muhuar akuzat duke thënë se personi që mbronte ka qenë thjeshtë në rolin e korrierit.

Habilaj është arrestuar në Tetor të vitit 2017 në finalizim të operacionit të koduar si “Trëndafili i erës” në Itali

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS.

Për dosjen Habilaj që po hetohet në Shqipëri vijojnë të jënë në kërkim edhe 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës: Jeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Banda e Habilajve në Vlorë u kap pas një hetimi 2-vjeçar të antimafias italiane, e cila përgjoi të gjithë grupin që transportonte hashashin e prodhuar në Shqipëri drejt Italisë, në Siçili.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close