Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjykata e Apelit të Durrësit jep vendimet për të arrestuarit pas tërmetit, kush ngelet në burg e kush lirohet

Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë vendimet sot për disa prej zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit.

Për pesë prej tyre, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit.

Më konkretisht, për Arben Isakun, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” është lënë në fuqi masa “Arrest me burg”. Për Kujtim Hasëm, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje” po ashtu është dhënë masa “Arrest me burg”.

E njëjta gjë edhe për Avdulla Osmanin, ndërtuesin informal të “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.

Edhe Klajdi Lame, i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ka mbetur në burg.

Po ashtu, për Rruzhdi Xhekën, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese” është lënë në fuqi masa “Arrest me burg”.

Ndërsa për Albrend Qetkën dhe Nevjana Isufin është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa në kërkim janë Dëshira Qato, Artemis Malko, Arben Qato, Artur Cela, Flamur Gjuzi, dhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala.

Kurse Ahmet Doda është liruar për arsye shëndetësore 4 ditë më parë.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.