Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për masë më të butë sigurie ndaj ish ministrit Lefter Koka, për masën arrest me burg për inceneratorin e Fierit. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka lënë në fuqi masën arrest me burg ndaj Kokës.
Ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie arrest me burg, përveç inceneratorit të Fierit ai akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit, aferë për të cilën u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar.
Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka probleme shëndetësore. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga Apeli duke lënë në fuqi burgun. Koka akuzohet për korrupsion shpërdorim detyre e pastrim parash.