I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, deputeti Kujtim Gjuzi nxori një palë llastiqe nga xhepi në emision. Sipas Gjuzit, këto llastiqe ia dha një fëmijë i komuniteti egjiptian për të gjuajtur Ramës, se e ka lënë pa bukë.
Gjuzi: Isha në familje të komunitetit egjiptian, më dha një palë llastiqe dhe më tha gjuaj Edi Ramën në parlament se më ka lënë pa bukë. I thash që do ta marr llastikun dhe ai nuk kishte se çfarë të thoshte tjetër. Do t’ia çoj Ramës në Parlament.
Duhet thënë se komuniteti rom dhe egjiptian në vendin tonë vazhdimisht kanë dalë në protesta, me pretendimin se janë lënë pa ndihma, dhe tashmë edhe papunë, duke qenë se operojnë kryesisht në të zezë.