Avokati Altin Goxhaj, ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku foli për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Në fjalën e tij, ai theksoi se të drejtat e nejriut në Shqipëri ishin si në kohën e komunizmit, ndërsa kishte edhe një kritikë për ambasadat e huaja në vendin tonë.
Sipas tij, qasja e ambasadave të huaja ndaj të drejtave të nejriut në Shqipëri është e gabuar, pasi ata nuk fokusohen tek problemet reale por tek të drejat e komunitetit LGBTI.
“Për të drejtat e njeriut është folur në shumë institucione, por çfarë quajnë këta të drejtat e njeriut. Në një vend ku ndodhi vrasja e Klodian Rashës, ku të drejtat e njeriut shkelen kudo sepse njerëzit kanë frikë të flasin.
Sipas këtyre të drejtat e njeriut janë ato të LGBQ. Janë ata që marrin lekë dhe ushqehen vetëm nga kjo zhurmë, duke kërkuar heqjen e fjalës nënë dhe baba.
Sipas tyre të drejtat e njeriut, janë të drejtat e gayve. Këta njerëz janë të shqetësuar nga gjuha e urrejtjes, dhe dalin e flasin për të drejtat e tyre nëpër të gjitha ambasadat”– u shpreh avokati.