Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Gjuajti me armë në mes të lokalit në Fier ndaj 4 personave, policia shpall në kërkim 47-vjeçarin

Mbrëmjen e djeshme në Fier një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç. 

Sipas policisë dyshohet se autor i ngjarjen është një 47-vjeçar me iniciale A.P i cili është shpallur në kërkim. 

DETAJE:

Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *