Elton Debreshi, kandidati i pavarur që kandidon në qarkun e Dibrës është paraqitur sot përpara komisariatit të policisë së Bulqizës, në lidhje me gjobën prej 50 milionë lekësh të vjetra që i është vendosur ditën e djeshme nga policia. Gjoba ndaj tij është vendosur me pretendimin se janë shkelur masat Covid në mitingjet që ai ka mbajtur me elektoratin.
Elton Debreshi është shprehur përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij ‘facebook’ duke shfaqur kritika ndaj shtetit autoriteteve për gjobn që i kanë vendosur.
Ai ka argumentuar se partitë e tjera bëjnë mitingje elektorale në qytete të ndryshme të vendit në ambiente të mbyllura në kundërshtim të plotë me masat për parandalimin e Covid dhe sërish nuk janë ndëshkuar.
Sipas tij kjo gjobë është diçka e turpshme q tregon se në këtë vend punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken.
“Shteti ti vendosë gishtin kokës dhe mos përdoret politikisht nga partitë. Të shikojë edhe tubimet e që bëjnë partitë në qytete të ndryshme dhe mitingjet që bëjnë në ambjente të mbyllura pa maska pa sasnjë lloj sigurie ndaj Covid, ndërsa ne po na ndëshkojnë me diçka të turpshme që për ne në fakt është një forcë një shtysë për të ecur para”-
Ndër të tjera përfaqësuesi i minatorëve në Bulqizë shton se puntorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. “Punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.Në nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat!”- u shpreh Debreshi