Ish drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar për gjobën prej 1500 lekësh që i vendosi KQZ, Arben Qalliut drejtorit të Kadastrës së Lushnje pasi i dha leje legalizimi deputetit të PS-së.
Në një reagim publik, Shehaj thotë se sot i janë bërë 2 ndere Rilindjes, legalizimin e blerjes së votës dhe uljen e cmimit të votës.
“Bravo Kqz-ja keshtu sic e keni nisur thjesht do na nderoni. Ai shkon dhe blen vota me legalizime dhe gjobitet me 1500 leke. Perfundimi thjesht po legalizojne blerjen e votes. Pra sot rilindjes i bet 2 ndere, e para legalizoni vjedhjen dhe e dyta i ulet cmimin votes se gjynah te shkretet. Kesaj i thone qesh se nuk qaj dot”, shkroi Shehaj.
Qalliu është i pari zyrtar i cili ndëshkohet nga KQZ pas rregullores së miratuar nga ky institucion e cila ndalon 4 muaj para zgjedhjeve përdorimin e aseteve dhe funksioneve shtetërore për fushatë elektorale.
KQZ nisi verifikimin pas 2 denoncimeve që i mbërritën për një aktivitet të deputetit të PS, Bujar Çela i cili me datë 30 dhjetor të vitit që lamë (aktivitet i pasqyruar dhe në facebook-un e tij) ka shpërndarë leje legalizimi të cilat në kundërshtim me ligjin kishin dalë nga zyrat e Kadastrës Lushnjë për të mbërritur në duart e deputetit.