Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar me 14.2 vite burg Dhimitër Shkodranin dhe Astrit Beqirin. Më konkretisht togat e zeza të GJKKO-së dënuan me 7 vite e 4 muaj burg për Astrit Beqirin dhe me 6 vite e 8 muaj burg Dhimitër Shkodraninin . Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal. Ata përfituan 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodar. Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.
Gjithashtu këtyre dy shtetasve GJKKO vendosi ti sekuestroi 5 autmojete, 3 apartamente ne zonen e Velipojes, 173 mije euro, 86 milion leke te vjetra si dhe pularinë Rens 2015. Pasurite e sekuestruar kapin një vlerë prej gati 3 milion eurove