Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Gjithë bota mbeti me sytë nga anija që bllokoi Suezin, egjiptianët janë të bindur: Ndodhi për shkak të mallkimit të faraonit

Serinë e ngjarjeve të rënda që kanë pllakosur këto kohë Egjiptin, përfshirë kaosin e krijuar në kanalin e Suezit dhe përplasjen e dy trenave që mori 32 jetë njerëzish, disa i shpjegojnë me mallkimin e një faraoni të famshëm.

Fatkeqësitë e këtyre ditëve, sipas disave, kanë nisur që në momentin që u njoftua se 22 mumje do të transferohen në një muze të ri, mes të cilave është dhe ajo e Ramsesit të II-të, të konsideruar si faraoni më i fuqishëm.

Bllokimi i çuditshëm i anijes gjigande, “Ever Given” në kanalin e Suezit ndodhi fill pasi u përhap lajmi i transferimit dhe për një javë, rruga e rëndësishme detare u bë e pakalueshme në të dy drejtimet.

Të premten, përplasja e dy trenave të pasagjerëve solli dhjetëra të vdekur e të plagosur në Tahta. Ditën pasuese, një bllok apartamentesh u shemb papritur duke shkaktuar vdekjen e 18 personave të tjerë.

Kjo është arsyeja përse shumë përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se bëhet fjala për një mallkim të shkuar mbi varrin e faraonit, ku thuhet: “Vdekja do të vijë me krahë të shpejtë për ata që shqetësojnë paqen e mbretit”, shkruan Arab News. Fansat nxituan ta lidhin legjendën dhe transferimin e mumieve të planifikuar në 3 prill me fatkeqësitë e këtyre ditëve. Sipas tyre, mallkimi mund ti sjellë sëmundjen apo edhe vdekjen atyre që shqetësojnë mumiet e lashta, sidomos atë të një njeriu kaq të fuqishëm si Ramsesi i dytë.

Egjiptologu i njohur Zahi Hawass i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se nuk ekziston një mallkim i tillë. Ai shpjegoi në TV Al-Arabiya se vdekja e arkeologëve që kanë zbuluar arkmortet e lashta erdhi si pasojë e mikrobeve, dhe jo legjendave. Ai këmbënguli se procesi i transferimit të mumieve do të jetë “reklama më e madhe që mund t’i bëhet tani Egjiptit”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.