Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ishte pasagjer në makinën e tij, detaje nga vrásja e Gëzim Saraçit: Autori pas krímit telefonoi familjen, ja nga u arrátis

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e sotme në Gjirokastër ku u gjet i pajetë në makinë Gëzim Saraci, 57-vjeç, ndërsa është identifikuar që e goditi për vdekje me sende të forta dhe është shpallur në kërkim.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Saraci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, dhe autorin, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ndërsa ka ndodhur një konflikt i çastit, e për pasojë, ky i fundit e ka goditur me sende të forta duke e lënë të pajetë brenda mjetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas krimit, ai ka telefonuar familjarët e tij, duke i vënë në dijeni për ngjarjen, dhe mendohet paraprakisht se identifikimi i shpejtë i tij është bërë pikërisht nga kjo telefonatë.

Pas kësaj, ai ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja duke u larguar pranë lumit të Suhës. Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ndërsa 57 vjeçari është banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.