Detaje të reja mësohen pas vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçi), e cila ndodhi gjatë mëngjesit të djeshëm në afërsi të aksit rrugor Shkodër Lezhë. Specialistë të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Shkodër, dhe po hetojnë për ngjarjen e ndodhur.
Ndoj dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Shkodër, në përplasjet mes grupeve rivale, ndërkohë që ka qenë dhe i dënuar për një ngjarje të ndodhur vite më parë.
Specialistët e krimeve kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Shkodër-Lezhë për të parë lëvizjet e mjetit të viktimës por edhe të automjetit i cili u gjet i djegur rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.
Boriçi rezulton si një person me precedent kríminal në fushën e krímeve ndaj personit dhe tráfiqeve të paligjshme. Faxweb.al raportoi më parë se i riu kishte probleme me gjákmarrjen, ndërsa gazetarja e Fax News Emi Kalaja bëri me dije se 27-vjeçari ndryshoi mbiemrin për shkak të pròblemeve me krímin.
Këto mbeten dy pistat ku po heton policia, por është ende e paqartë se cili ishte shkaku që çoi në vrásjen e të riut në orët e para të mëngjesit pranë automjetit tip BMË, të cilin e kishte marrë me qira.
Policia thotë se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa trupi i 27-vjeçarit është gjetur tre metra jashtë mjetit “BMË”.
(E.K/Faxweb.al)