Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Gjiknuri ofroi dorëheqjen, Balla: Sa jemi të gatshëm të lëshojmë që opozita të ulet në tryezë!

Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat, në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Balla ka folur lidhur me ftesën e refuzuar nga opozita për Reformën në Drejtësi, duke thënë që çdo ditë që kalon është një kohë e humbur, që nuk i shërben standardeve të zgjedhjeve të vitit 2021.

Balla u pyet dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku tha se kjo ishte më pak e rëndësishme se vetë Reforma dhe diskutimet për Kodin.

Opozita ka refuzuar të jetë pjesë e tryezës së thërritur në datën 25 Shtator

Balla: Të gjithë e dimë që pas dorëzimit të mandateve nga PD dhe LSI, apo drejtuesit e partive të tjera opozitare është krijuar mundësia që PD të jetë e përfaqësuar në Komisionin e Posatshëm për Reformën Zgjedhore.

Zoti Rama ka shprehur gadishmërinë, sipas një tradite shumëvjeçare të konsoliduar në vend, që në këtë komision  të jetë dhe zëri i PD dhe partive të tjera më të vogla.

Secili duhet të japë kountributin e vetë që në zgjedhjet e viit 2021 të kemi një kod të ri zgjedhor. Kemi një kohë shumë të shkurtër deri atëherë, çdo ditë e humbur është një ditë e shkuar dem.

Damian Gjiknuri u shpreh i gatshëm për t’u larguar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, deri në çfarë pike është gati mazhoranca që të lëshojë në mënyrë që PD të ulet në tryezë?

Balla: Së pari unë nuk jam dakord që pala tjetër të vërë kushte, zoti Gjiknuri është një nga ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore në vendin tonë, që nga viti 2007. Ky është një debat pa kuptim, asnjëra palë nuk mund të zgjedhë tjetrën.

Në demokraci kundërshtari nuk mund të zgjidhet, po votohet nga qytetarët. Çështja themelore është Reforma Zgjedhore, ku ka ende vende bosh në Komision, në kontekstin që ata nuk njohin zonjën Hajdari le të sjellin dikë nga jashtë.

Nëse PD nuk pranon të vini në Komision, do e vijoni të vetëm Reformën?

Balla: E thashë qartë se nuk kemi asnjë ditë për të humbur, ju duhet ta dini se Kodi Zgjedhor miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, prandaj duhet paraprakisht që të ketë një tryezë mes forcave politike.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *