Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Gjiknuri na e tha troç që PS do të …”, Vasili zbulon dhe deklaratën e fortë të Gjiknurit në Këshillin Politik

Përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik u shprehën se nga ana e mazhornacës morën sërish refuzimin për t’iu drejtuar ODIHR në lidhje me mosmarrëveshjet në amendimet e Kodit Zjedhor.

“Ne kërkuam që të firmosnim në mënyrë të përbashkët për të pyetur IOHDIR, PS refuzoi në mënyrë të vazhdueshme, ngulte këmbë që do të mbante të njëjtin qendrim. Opozita kërkoi që ti drejtohemi OHDIR si arbitër i rënë dakord që në marrëveshjen e 14 Janarit. Ne vazhdojmë që të qendrojmë në këtë pozicion, nëse PS vazhdon në qendrimin e saj atëherë bllokohet marrëveshja e 5 Qershorit, dhe bllokohet procesi i integrimit të vendit. “, tha Bylykbashi.

Petrit Vasili gjithashtu zbuloi dhe një pjesë të deklaratës së Damian Gjiknurit në Këshill pas debateve kryesisht për koalicionet parazgjedhore.

“Gjiknuri e braktisi tryezën e Këshillit Politik duke i bërë shërbim bllokimit të këtij këshilli.
Ai deklaroi haptas se duke qenë mazhorancë ne miratojmë ligjin që na leverdis.” , tha Vasili duke e cilësuar këtë si fundin e gjithçkaje dhe përpjekjet e vazhdueshme të Edi Ramës dhe Rilindjes që të sabotojnë Këshillin Politik si instrument i fundit për sigurimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *