Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Vështirësia në gjetjen e një vaksinè kundër Còvid-19, ja parashikimi për planin B

Bota po përballet me një sfidë te re atë për gjetjen e një vaksinè kundër korònavirusit. Shumë shkencëtarë në botë po studiojnë për gjetjen një kurè që mund ta ndalojë këtë valë që përfshiu botën. Ndër të tjera po flitet edhe për një plan B pasi nuk dihet akoma si do shkojë ky proces.

Plani B

Nëse vaksina nuk gjendet shpejt, ka shumë të ngjarë që Sars-CòV 2 të na bëjë shoqëri për shumë vite dhe ne do të duhet të jetojmë me një sëmundjè që nuk mund të eliminohet. Falë antiviralevè, HIV është bërë një sëmundjè kronike dhe nuk është më një “dënim me vdekje” siç ishte në vitet ’80. Shkencëtarët po punojnë gjithashtu me Còvid-19 për të gjetur shërim me ilaçe të vjetra dhe të reja, por studimet janë në fazat e hershme, në shumë raste duke punuar me prova empirike në këtë fushë. Po studiohet përdorimi i Remndesivirit, ilaçit anti-Ebola, trajtimet me plazmën e gjakut, përdorimin e Hidroksilklorinës, e cila, megjithatë, duket se shkakton aritmi të zemrës dhe çrregullime të klorokinës, të dobishme në fazat fillestare të sëmundjes.
271 terapi janë nën studim, por më pak se 10% e provave klinike janë aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Pjesa tjetër ka dështuar sepse nuk janë efektive, ose nuk janë më të mira se ilaçet ekzistuese apo kanë shumë efekte anësore. Të jetosh me vírusin gjithashtu do të thotë të revolucionarizosh jetën tënde. Vendosja e maskës nuk do të jetë aq e pazakontë në krahasim me mbajtjen e telefonit celular me vete. Një kollë mund të shihet si një kërcënim.

Amesh Adalja nga Qendra Universitare e Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore tha se “tetori 2020 nuk do të duket aspak si tetori 2019”. Skenarët e mundshëm janë të shumtë: nga një projeksion i qindra mijëra vdèkjeve deri në gusht, deri në valë të zgjatur me shpërthime të Còvid 19 për të paktën 2 vjet. Në afat të shkurtër nuk pritet që gjithçka të kthehet menjëherë si më parë.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *