Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Gjermania nuk ndihet e sigurtë nga koronavirusi, merr vendimin për shtyrjen deri me 14 qershor të fluturimeve

Gjermania është një ndër vendet në botë që nuk është prekur shumë nga koronavirusi krahasuar me disa vende të tjera që u goditën rëndë. Por përveç kësaj Gjermania ka marrë masat menjëherë madje edhe duke i shtyrë ato.

Vendimi i radhës ka të bëjë me shtyrjen e fluturimeve deri në 14 qershor. Si duket Gjermania nuk duket e sigurtë dhe prandaj ka marrë këtë vendim. Prej të paktën dy muajsh me dhjetëra shete në Europë por edhe në botë kanë pezulluar fluturimet si  shkak i koronavirusit. E teksa tashmë disa shtete kanë nisur me planet për rihapjen e vendit, edhe Gjermania ka paralajmëruar planin e saj për lehtësimin e masave.

Ditën e sotme Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë me dije se Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë udhëtimet në mbarë botën deri në 14 qershor.

“Situata ndërkombëtare e pandemisë nga COVID- 19 e kërkon këtë vendim.”– ka shkruar ministri në rrjetet sociale.

.“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë vendim në këtë moment. Në shumë vende ka akoma kufizime të hyrjes dhe daljes. Trafiku ajror ndërkombëtar nuk është në punë. Duhet të supozojmë se do të duhen disa javë që gjërat të normalizohen këtu, si në vendet e tjera. Tani e tutje kemi vendosur të paralajmërojmë kundër të gjitha udhëtimeve të panevojshme turistike jashtë vendit. Prandaj kërkesa urgjente: qëndroni në shtëpi. Ju po ndihmoni veten dhe të tjerët! Ky paralajmërim udhëtimi për udhëtime turistike zbatohet në të gjithë botën.”- tha ai.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *