Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një incident në qytetin gjerman të Trier pasi një makinë çau përmes një zone për këmbësorë të martën pasdite.
Autoritetet i kanë kërkuar publikut të shmangë zonën ndërsa po kryhen hetimet mbi incidentin dhe të vendoset një kordon sigurie.
“Disa njerëz të plagosur që u goditën nga një makinë në zonën e këmbësorëve në # Trier. Ju lutemi shmangni zonën, policia është në vend së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës,” shkroi policia e Trier.
Media gjermane SWR njoftoi se drejtuesi i automjetit ishte ndaluar nga policia por rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë përcaktuar.
SËR po raporton se dy persona u vranë dhe dhjetë njerëz u plagosën, gjë që u konfirmua nga policia.