Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Shumica kanë grabit tokat”, Gjergj Luca shkrihet së qeshuri para protestuesve: Armiku më i modh i Pejgamberit është katunari (VIDEO)

Administratori i fabrikës së peshkut në Labinot-Fushë, Gjergj Luca është afruar pranë banorëve, të cilët kanë disa ditë që protestojnë për zaptimin e pronës publike dhe ndotjen e lumit Shkumbin. Teksa qeshte pranë tyre, Luca foli para mediave duke sqaruar se cili është pretendimi i banorëve sipas tij.

Ndonëse fliste, nuk kanë munguar ndërhyrjet e protestuesve që e kundërshtonin.

Luca: A do më dëgjoni mua dy fjalë. Këta janë njerëz të nderuar dhe mua më kanë respektuar sepse motrat, gratë dhe njerëzit e punojnë shumë tek unë. Tani ku është problemi i tyre. Këta, shumica e tyre i kanë grabitur tokat të gjithë katundit. (Qesh)

Halli më i modh është kur turren njerëzit për me t’mor ftyrën. Për disa njerëz ka vlerë fytyra, për të tjerë pasuria. Unë hyj tek ata njerëz që i ka vlerë fytyra.  Këtyre njerëzve që vijnë këtu që unë nuk kam absolutisht asgjë i kam kërkuar që të takohen me 5 ose 10 burra.

Banor: Është gënjeshtër.

Luca: Këta këtu i kam cuar njerëz nëpër shtëpia që të flasin për shumë gjëra që pretendojnë, për ujin, bukën dhe tokat dhe për pisllikun që jeni kaq të ndjeshëm. Nesër a ka mundësi të vini te piaca e katundit, të vijnë edhe këta që po ma morin fytyrën mu. Tashi i kërkoj falje për diçka ktyne të policisë. Këta e kanë bërë punën e vet se duhet ti thërrisnin të gjithë tek e tek këta që kanë hedhur baltë mbi mua dhe më kanë përdhunuar fytyrën në të gjithë Shqipërinë dhe ti thonin një fjalë. Tani vijnë këtu për figuranta filmi. I falenderoj këta të policisë që më kanë ardhur në ndihmë. Nesër po erdhët aty në katund, a e marr unë ujin e katundit një, a po bëj rrugë 2

Banor: Po argjinaturën kush e ka hap?

Luca: Argjinaturën e kam rregullu. Urën i kam hapur poshtë me zhavorre dhe ia kam bo katunit që të mos prishet. Një miku im është një nga këta klerikët e zonës dhe më ka thënë që më ka qetësuar, armiku më i mod hi Pejgmerit është katunari, unë ulem ted era ime. Te dera ime id al zot vetes time. Unë nesër dal e i them ku i kam marr ujin e tokat. Kam edhe një thirrje për partinë, ti lërë njerëzit të punojnë në punë të vet. Ky fshat është i Henri Cilit. Unë kam lind në Myslym Shyr.

Banor: Fshati është i Labinotit.

Luca: Kjo fabrikë është e certifikuar në të gjitha instancat. Nëse unë kam shkelur të më dënojnë. Po të jetë në Gjermani kjo fabrikë jam i detyruar që ta derdh afër lumit për të bërë riciklimin organik të natyrës. Ju flisni sa të doni, doni me bo show.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *