Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka folur për ndikimin e korònavirusit në ekonominë shqiptare duke thënë se pritet të ketë rënie nga 6 në 9% bruto ndërsa gjendja paraqitet shumë e rèndë.
“Ekonomia shqiptare ka qenë në vështirësi të mëdha edhe para se të gòditej nga Còvidi, por sidomos gjendja u bë më e vështirë nga dy gòditje të njëpasnjëshme që janë pasojat e tèrmetit dhe më pas pasojat e menaxhimit të Còvid-19. Ekonomia shqiptare pritet të ketë rënie nga 6 në 9% bruto. Gjendja është mjaft e vështirë, një pjesë e madhe varet edhe nga goditja e tregjeve globale dhe janë pasqyruar edhe në ekonominë shqiptare”, u shpreh Buxhuku.
Në një intervistë për Fax News, eksperti i ekonomisë theksoi se një karantinë e dytë do të ishte vetëvrasje për qytetarët dhe biznesit pasi kushtet janë të rènda dhe ekonomia nuk e përballon dot.
“Një karantinë tjetër e ekonomisë shqiptare do të ishte vetëvrásje masive për biznesin dhe qytetarët. Ne nuk i kemi kushtet por nuk janë dhe arsyet për tu futur në karantinë. Të gjithë treguesit thonë që Shqipëria nuk është në terma mjekësorë më kèq se vendet e tjera. Praktikisht, një karantinë e dytë nuk do të ndihmonte në treguesin shëndetësor dhe do të ishte një goditje e jashtëzakonshme për ekonominë, qytetarët të cilën nuk e përballojmë dot”, tha Buxhuku.
Ndërsa thekson se mungesa e emigrantëve ka ndikuar në rihapjen e vendit pasi edhe ata janë të prekur nga pándemia dhe vendet që kanë kaluar në pasiv janë bizneset e vogla dhe të mesmet.
“Ata që kanë kaluar në pasiv janë bizneset e vogla dhe të mesme. Do të ketë edhe rënie të të ardhurave të emigrantëve, por edhe ata janë të prekur dhe kjo do të ndikojë në hyrjen e parave. Të gjitha janë parashikime që janë bërë ndërsa pritet fundi i sezonit veror për të dalë”, tha Buxhuku.(A.M/Faxweb.al)