Mbrëmjen e së shtunës, Presidenti Donald Trump publikoi një video në Twitter ku shprehej se po fillonte të ndihej më mirë pas infektimit me Covid.
Pak më vonë, shefi i tij i stafit pranoi në një intervistë me Fox News se nivelet e oksigjenit të Presidentit kishin “rënë me shpejtësi” të Premten në mëngjes. Kjo deklaratë ngriti shumë pyetje në lidhje me refuzimet e Shtëpisë së Bardhë për të folur për shëndetin e Trump dhe nëse kishte nevojë për oksigjen shtesë.
Këto mesazhe ishin ndër të fundit në një varg informacionesh kontradiktore në lidhje me diagnozën e Trump dhe gjendjen e tij që kur u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të Premten në mbrëmje.
Një mesazh i mjekut të Trump thoshte se “Presidenti ka bërë përparim thelbësor që nga diagnostikimi” por “nuk është ende larg rrezikut”. Ky reagim erdhi për të qetësuar publikun për gjendjen e Trump, i cili vetëm krijoi një konfuzion të gjerë dhe shqetësime në lidhje me transparencën, pasi një burim i njohur me shëndetin e Presidentit u tha gazetarëve se 48 orët e ardhshme do të ishin kritike për të përcaktuar shëndetin e tij.
“Organet e Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit të tij. Ne ende nuk jemi në një rrugë të qartë për një shërim të plotë,” burimi, të cilin Neë York Times dhe Associated Press e kanë identifikuar si shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.
New York Times më vonë raportoi se Trump ishte i zemëruar me Meadows për ato komente, të cilat e shtynë Presidentin të publikonte videon në Twitter.(A.M/Faxweb.al)