Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Gjendja e naftëtareve sa vjen e rëndohet, Rama: Nuk kam shkop magjik, dilni njëherë nga greva dhe pastaj flasim

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve të Ballshit, për të cilët thotë se nuk ka shkop magjik. Rama shprehet se naftëtarët duhet të lënë fillimisht grevën e urisë, dhe të kuptojnë se me presion nuk mund të zgjidhin asgjë, e pas kësaj do të ketë një dialogim me qeverinë.

Deklaratat e Ramës vijnë në ditën e 7 të grevës së urisë së grave naftëtare, gjendja e të cilave është rënduar edhe më shumë, si pasojë e mungesës së ushqimit, por edhe gjendjes së stresit të vazhdueshëm.

Rama:

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Gjendja shëndetësore e grevisteve është shfaqur e rënduar ditën e sotme, ku disa prej tyre kanë patur kollë dhe lodhje fizike. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se edhe pse gjendja e tyre shfaqet e rënduar ambulanca nuk ka shkuar për t’i vizituar.

“Presim një zgjidhje. Deri tani heshtje totale. Nuk kërkojmë diçka që s’na takon, kërkojmë të drejtën tonë dhe nuk do dorëzohemi, kërkojmë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës. Të punësohemi kërkojmë”,- u shpreh një prej grevisteve, para reagimit të Ramës në Twitter.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *