Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Gjendet skafi italian bosh në brigjet shqiptare, nis hetimi (FOTOT)

Një skaf me flamur italian dhe bosh është gjetur dhe sekuestruar në kuadër të aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Mjeti lundrues u gjet dhe në afërsi të vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”, përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë. Gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet ndonjë send apo material i kundraligjshëm.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia Kufitare Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike ! Sekuestrohet nga policia një skaf italian!

Më datë 21.05 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Njësinë Speciale Delta Force, gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, kanë bërë të mundur konstatimin e një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”.

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm. Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1862″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *