AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjendet një kafkë njeriu në stadium e Prishtinës

Policia e Prishtinës ka gjetur një kafkë, e cila dyshohet të jetë njeriu. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë, e cila dyshohet se është e njeriut.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *