Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku punonjësi i një resorti është gjetur pa shenja jete. 28-vjeçari është gjetur i vdekur në një nga dhomat e punëtorëve të këtij resorti. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policise:
Divjakë / Informacion paraprak
Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.