Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjendet gomone e braktisur mes pishave në Fier, dyshohet se do përdorej për trafik droge (DETAJET)

Policia Kufitare në Vlorë ka sekuestruar një gomone e cila dyshohet se do përdorej për trafik droge. Gomonia rreth 10 metra e gjatë ishte fshehur në mes të pishave në Pishoro.

Dyshohet se gomonia eshte përdorur dhe do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë.

Nga verfikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorve të fshirë.

Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier. (B.H/FAXWEB)

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *