Një grua e moshuar 91-vjeç, me profesion ish-mësuese është gjetur e masakruar nga fëmijët e saj në Tolfa, një komunë 70 km pranë kryeqytetit italian Romë, të premten në mbrëmje.
Gruaja u gjet në shenjat e fundit të jetës, nga vajzat e saj.
I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është një shqiptar që është marrë menjeherë në pyetje.
Gruaja e masakruar është Diva Compagnuri, një ish mësuese shumë e njohur në zonë.
E moshuara u gjet me fraktura të shumta në kokë. Në pyetje janë marrë edhe familjarë të saj si edhe një shqiptar i dyshuar për përfshirje në krim.