AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Gjenden varreza masive në Fakultetin e Arteve, ja çfarë do ndodhë

Një lajm tronditës është bërë publike ditën e sotme, ku thuhet se në  Fakultetin e Arteve Të Prishtinës dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Raportohet se autoritetet në Kosovë do të marrin një veprim të rëndësishëm ditën e nesërme, duke nisur me gërmimet në parkingun e Fakultetit.

Kështu ka transmetuar ‘Gazeta Express’ ditën e sotme, ku thuhet se gërmimet janë dhënë me urdhër të prokurores Drita Hajdari.

Mendohet në thellësi të tokës është fshehur një varrezë masive me viktimat e Luftës së Kosovës (1998-1999). Për këtë arsye, terreni është përgatitur për ndërhyrjen e posaçme.

Ndërkohë, në Kosovë rezultojnë 6000 persona të zhdukur gjatë luftës me Serbinë, ku nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *