Në një pikë karburanti në Bartin të Turqisë, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin, kur një makinë shkrumbohet nga zjarri, e për pak, sa nuk i merr jetën shoferit që ndodhej brenda saj.
Video nis mjaft normalisht, ku shihet një burrë duke pritur që t’i furnizohej makina me karburant, por më pas, një zjarr i madh shpërthen nga pompa dhe makina e tij përfshihet totalisht nga flakët.
Burri që ndodhej brenda makinës, shihet teksa largohet me shpejtësi të saj, e për fat të mirë arriti të shpëtojë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të karburantit, zjarri u shua dhe situata u vendos në kontroll.
⚠ Aracıyla birlikte alev aldı!
? Bartın'da bir akaryakıt istasyonunda sürücüsü içindeyken aniden alev alan otomobildeki yangını çalışanlar müdahale ederek söndürdü. pic.twitter.com/WDXAQVI5WG
— Haber 7 (@Haber7) June 9, 2021