Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Gjatë javës nxjerr fakte dhe prova të reja”, çfarë po paralajmëron Ervin Salianji?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji paralajmëroi se gjatë kësaj jave të gjithë do të njihen me fakte dhe prova të reja, që sipas tij tregojnë se hetimet ndaj tij për dosjen “Babale” janë të manipuluara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se ka vendosur të luftojë deri në fund dhe jo të dorëzohet.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit shumë zgjedhin t’i dorëzohen fatit apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.

Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin, gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, tha Ervin Salianji.

Prokuroria lexoi pretencën pak ditë më parë për të dhe kërkoi që ai të dënohet me 3 vite shërbim prove për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”.

(M. I./ Faxweb.al)“Gjatë javës nxjerr fakte dhe prova të reja”, çfarë po paralajmëron Ervin Salianji?

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.