FaxNews ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në qytetin e Elbasanit, ku 58-vjeçari Koço Buzi ekzekutoi me armë bashkëshorten e tij Liljana Buzi 54-vjeçare.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme gjurmët e gjakut janë dëshmi e makabritetit të ngjarjes së rëndë ku u vta një person si dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
Kjtojmë se ngjarja ‘thriller’ ka ndodhur në rrugën përballë Gjykatës së Elbasanit, ku në përfundim të seancës së divorcit mes çiftit, burri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në trup bashkëshorten dhe ka tentuar ta qëllojë dhe me thikë në fyt.
I plagosur ka mbetur dhe avokati Gëzim Toçila me tre plumba, i cili është transportuar me urgjencë në spital, si dhe një kalimtar i rastit i cili ka marrë një plumb në dorë.
Burime bëjnë me dije se i pranishëm në ngjarjen e rëndë është dhe djali i çiftit i cili në tentativë për të mbrojtur mamanë i ka marrë armën e krimit babait dhe në moment kur tentoi të qëllonte mbi të i ka ngecur arma.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, ndërkohë që djali i çiftit gjendet në gjendje tepër të rënduar psikologjike.
;