Hashim Tahçi ka dalë me një deklaratë publike me të cilën i drejtohet popullit të Kosovës ku mes të tjerave tha se gjaku i tij është i nxhetë dhe se nëse do të kthehej pas në kohë, do të bënte të njëjtën gjë përballë kohës së zezë të Millosheviçit.
Thaçi tha se këtë kohë e ka shfrytëzuar për të menduar për prindërit e tij, djalin dhe gjyshërit ndërsa theksoi se kjo që po kalon është ajo që ka menduar edhe më parë, se ky është çmimi i luftës për liri të ushtarëve të UÇK-së.
“Gjaku im është i nxehur, por i njehtësuar me bashkëluftarët e mij, i njëjtë me ata që më kanë mbështetur për liri. Ndjehem sot si asnjëherë më parë krejt i çliruar prej brengave e ballafaqimeve politike. Jemi të gjithë binj e bija të kësaj toke dhe të gjithë e duam më të mirën e atdheut tonë. Politika i ka edhe këto, është krejt e natyrshme për këtë demokraci jo të lehtë për mua, për ata që dhanë jetë për liri.
Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale, kam menduar për prindërit e mijë, gjyshërit e djalin tim që sot është bërë burrë e mund të shikojë atë çfarë po ndodh,. Ne luftëtarët e UÇK, e kam kuptuar se do të paguanim një çmim të lartë, çmimin për lirinë e Kosovës, është e drejtë të zbardhet çdo akuzë. Pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plahun e akuzave monstruoze. E njëjta siç po ndodh me mua dhe vëllaun tim të luftës Kadri Veselin. Po të kthehesha pas në kohën e zezë të Sllobodan të Millosheviçit do të bëja të njëjtën gjë”, deklaroi Thaçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)