AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjak kudo/ Vrasja në Kavajë, dalin pamjet e tmerrit nga shtëpia e Marsida Qatjas (VIDEO)

Faxweb.al ka siguruar pamjet e shtëpisë së Marsida Qatjas, ku ndodhi vrasja që tronditi Kavajën.

Në video, duken njolla gjaku dhe shtëpia tërësisht e shkatërruar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Dritan Haxholli ka mbetur i vdekur dhe efektivi i policisë Bledar Toçi ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Marsida Qatja është nënë e dy fëmijëve, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë në burg në Gjermani, në momentin kur ka ndodhur krimi.

Ajo duket se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë, ndërsa mbetet e paqartë lidhja që ajo ka pasur me efektivin e policisë Bledar Toçi, tek i cili ka kërkuar ndihmë për të ndërperë kërcënimet e ish-it të saj.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *