Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Bashkëshortja e Grid Lenos e bindur në pafajësinë e burrit dhe vëllait: Dua të takoj biznesmenin Dhima, të ndihet i kërcënuar, autorët janë akoma jashtë

Bashkëshortja Gridi Lenos dhe motra e Mariglen Matohitit, Gerta Matohiti ka mohuar akuzat se dy të afërmit e saj kanë lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Ajo ka përsëritur se vëllai ishte në punë kamarier në lokalin e saj, ndërkohë që bashkëshorti ka qenë i pranishëm në një festë.

Gerta Matohiti tha se në momentin kur efektivët e policisë kanë shkuar që ta arrestojnë i kanë marrë vajzën nga duart dhe i kanë thënë se kam 4 ditë pa gjumë për shkakun tënd.

Më tej Matohiti tha se nuk e njeh fare biznesmenin Dhima dhe madje ka kërkuar që ta takojë nëse ai do, duke shtuar që të vijojë të ndihet i kërcënuar pasi autorët ndaj atetatit të tij nuk janë ato që janë pas hekurave. (Referuar vëllait të saj dhe burrit).

“Burri im ka qenë i ftuar në një ditëlindje. Dhe vëllai im është kamarier. Nuk është duke shoqëruar askënd. Vëllai ka qenë në lokal duke punuar dhe është me pjata në duar duke punuar. Unë i kam parë të gjitha videot, sepse më kanë mbajtur në rajon. I kam edhe videot që janë fikse në të njëjtin orar. Aty ka pasur edhe 20 veta dëshmitar.

Rrëzon të gjitha pretendimet që kanë dalë në mediat. Të dy i kanë nxjerrë si vrasës me pagesë. Ka qenë 17 vjeç për atë krim burri im. Ato nuk i lidh asgjë më biznesmenin. Grid Leno është babai i një fëmijë shembullor. I kanë marrë fëmijën nga dora dhe e kanë goditur me çelësa dhe polici i kanë thënë se na ke lënë 4 netë pa gjumë. Më kanë thënë se fëmijën tënd do ta çoj në jetimore dhe ty do të arrestojmë. Prova vetme është se ato i lidhin tutat sportive me atentatin. Do të sqarohen të dyja. Jam shumë bindur, i them biznesmenit çfarë lidhje ka. Madje dua ta takoj nëse ai do dhe unë mendoj se akoma duhet të ndihet i kërcënuar pasi mund ti ketë akoma jashtë atentatorët. Do të dalin të gjithë të pafajshëm.”- tha Gerta Matohiti.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *