Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë duke shijuar pushimet e tyre në jahtin luksoz pas Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.
Dhe Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk treguan shenja të ndalimit të udhëtimit të tyre të martën, pasi ata gëzonin një ditë tjetër relaksuese në jahtin e tyre luksoz në Ibiza, shkruan Daily Mail.
Futbollisti, 33 vjeçar ishte shumë në disponim për të bërë shaka, teksa vendosi ta hidhte të dashurën e tij në det.
Ai e mori atë nga krahu, duke e hedhur me detyrim në ujë.
Çifti dukeshin më të dashuruar se kurrë, ndërsa kaluan gjithë pasditen së bashku në det.
Ata u shfaqën në kuvertën e jahtit në formë perfekte. Në momentin e hedhjes duket Georgina e cila përpiqet të rezistojë por nuk ia del forcës muskulore të Cristianos.
(B.H/Faxweb)