Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se rritja ekonomike do të krijojë kushtet për kthimin e inflacionit brenda objektivave për vitin 2018.
Këtë Sejko e tha duke u bazuar në raportin për 3-mujorin e parë të vitit 2017. Sipas tij, gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, inflacioni mesatar ka shënuar rënie.
“Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”.
“Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave…efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht.
Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatar i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie.
Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”,është shprehur Sejko. (D.D/Shuplaka)