Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Gent Sejko bisedë telefonike me Yuri Kim: Jemi të gatshëm të përdorim të gjitha…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,  ka një bisedë telefonike me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim

Në fokus të kësaj bisede ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj jo vetëm në ekonominë shqiptare por edhe atë globale.

Gjatë bisedës, Guvernatori u shpreh se përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë edhe për ekonominë dhe sektorin financiar. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar si dhe efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit.

Guvernatori e njohu Ambasadoren me masat rregullative të marra nga Banka e Shqipërisë për t’iu ardhur në ndihmë bankave dhe klientëve të tyre duke lehtësuar proceset e aktivitetit operacional në kushtet që ndodhemi si p.sh. lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare dhe kushteve monetare e financiare etj.

Sejko e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë si dhe të ruajtjes së parametrave makroekonomikë dhe stabilitetit të çmimeve e atij financiar në vend.

Gjithashtu, Guvernatori Sejko vuri në dukje se në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë modernizimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm si në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullsisë, ashtu dhe në rritjen e formalizmit të mëtejshëm të ekonomisë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një masë shtesë në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave.

Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend duke theksuar se ky sistem është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar. Në këtë kontekst, sektori bankar po vijon aktivitetin normal dhe mbetet i gatshëm të japë gjithë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kim “vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi si dhe mbështetjen që po japin për kapërcimin e situatës dhe minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftimin për bisedën.

Gjithashtu Ambasadorja Kim duke vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në përfundim, Guvernatori Sejko duke vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë, falënderoi Ambasadoren Kim për asistencën humanitare që kanë dhënë për vendin tonë në këtë situatë si dhe i uroi Ambasadores që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kalojnë sa më shpejt e me sa më pak pasoja këtë situatë.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *