Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kulla vrojtimi pa roje në plazhe? Lasku zbulon pse janë bosh: Vrojtuesit qëndrojnë buzë detit, nuk janë të nevojshme

Edhe pse jemi në mesin e sezonit turistik situata me vrojtuesit e plazheve vijon të jetë problematike në bregdetet e vendit tonë.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Sekretari i Federatës së Vrojtuese të Plazhit, Gent Lasku ka folur në lidhje me kullat e vrojtimit të cilat janë pa rojë plazhi, që mediat sociale vazhdimisht nuk kanë nguruar që ti denoncojnë.

Lasku tha se në plazhet shqiptare nuk është e nevojshme që të ketë kulla vrojtimi 3.5 metra të larta, duke shtuar se vrojtuesit tashme me ligjin e ri qëndrojnë buzë detit dhe mjafton që të ulen në një karrige të thjeshtë.

Ai shtoi se ne vendet ku ka vrojtues plazhi sipas statistikave nuk ka ndodhur asnjë vdekje, ndërkohë që bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë në vende ku kanë vrojtues plazhi.

“Vetëm një rrjet social ka denoncuar këtë fakt. Faktikisht dhe me të drejtë, pasi ne trashëgojmë një handikap ku thuhet se duhet të jetë 3.5 m e lartë me dylbi. Këto janë eliminuar mjafton, pasi të kesh një pikë vrojtimi. Nuk duhet të kemi ato ndërtimet pa leje, me çati, pasi kullat e vrojtimit nuk janë për karakteristikat e brigjeve shqiptare. Janë për plazhet oqeanike, ku ndërhyrja nuk bëhet nga shpëtuesit e plazhit, por nga ndërhyrje të tjera.
Një vrojtues plazhi nuk ka detyrimin ligjor të vrojtojë mbi 100 metra. Nëse ne marrim një kullë 3.5 të lartë, një moment kur duhet të veproj, sa të zbresë, dhe të kalojë çadrat ai do të humbë edhe personin që po rrezikohet.

Sipas ligjit të ri nuk është e nevojshme që të kesh një kullë vrojtimi, duhet vetëm një karrige e thjeshtë buzë plazhit, ku ka një gomardare, një litar. Koha e kullave dhe vrojtuesve në kulla ka ikur.
Vrojtuesi i plazhit është profesionist dhe nuk ka pse të qëndrojë atje lart mbi kullë, ulën pranë plazhit dhe vrojtojnë. Nuk di që sot të ketë ndodhur një vdekje, në ato plazhe ku ka vrojtues plazhi.

Janë rrjetet sociale që thonë se vrojtuesi po qëndronte ulur ne kafe, ne i dimë të gjitha plazhet dhe bizneset që kanë trajnuar tek ne vrojtues plazhi dhe nuk ka ndodhur asnjë aksident. Vrojtuesit e plazhit janë heronj dhe mos ti përdorë askush politikisht. Shkoni atje ku ka vrojtues plazhi, mos shkoni në plazhe që nuk ka vrojtues plazhi.”- tha Lasku.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *