Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk ka plane për ndarjen e Kosovës! Pikë!”, Cakaj vë pikat mbi i pas vizitës në SHBA

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë Gent Cakaj, gjatë një konference për mediet se bashku me kreun e qeverisë Edi Rama në Kosovë, foli edhe në lidhje me vizitën e tij në SHBA.

Cakaj tha se vizita e tij ishte planifikuar prej kohësh, dhe nuk ka qenë vetëm për çështjen e Kosovës.

Ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se askush nuk po bën plane për ndarjen e saj.

Gazetarët: A kanë qenë të interesuar amerikanët të dinë lidhur me atë që ka ndodhur në Kosovë?

“Dua të theksoj se vizita ime ishte planifikuar që prej kohës, dhe nuk ka qenë vetëm për çështjen e Kosovës. Nuk ka ndarje të Kosovës, dhe kush i ka sytë në ballë dhe mendtë në kokë, askush në Kosovë nuk bën plane për ndarjen e saj. Pikë. Nuk ka nxitim për një marrëveshje me Serbinë, as për ndonjë çështje fushatash në SHBA. Këto nuk janë vetëm mesazhet e mia, çfarëdo përpjekje tjetër është prirje për interesa afatshkurtre.”- tha Cakaj.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *