Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gënjeve ti apo Basha? Presidenti Meta tregon nëse do të jetë Vasil Laçi i dytë i shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku iu bë pyetja nëse do të jetë  një “Vasil Laçi” i dytë që do të clirojë vendin nga populli dhe diktatura, për të cilën tha:

“Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, unë kam përzgjedhur dy figura që i konsideroj të jashtëzakonshme në historinë e Shqipërisë për ti vlerësuar përtej cdo aspekti ideologjik sepse i takojnë vetëm ideologjisë kombëtare dhe janë pjesë e pacënueshme e krenarisë shqiptare. Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi, një tjetër figurë që i dha mesazhet shumë qartë dhe për shkak të atyre mesazheve qëndron në përjetësi.

Kështu që këto aludimet e tjera janë çështje tuaja, unë si President jam në krye të detyrës dhe mesazhet e mia kanë qenë të qarta për të gjitha zhvillimet në vend. Ky institucion do të jetë deri më 24 korrik 2022 kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës dhe e sovranitetit e Republikës së Shqipërisë për aq sa ka mundësi presidenti. Kjo është një çështje e padiskutueshme”.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes deklarata e Bashës që përgënjeshtroi fjalët e Metës që tha se nuk i ka premtuar që do të hynte në zgjedhje vitin e kaluar nëse do të shtyheshin nga qershori në tetor. I pyetur nëse gënjeu Presidenti apo kryedemokrati, Meta tha:

“Ju keni shqetësimin se çfarë do të ndodhë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meqë kam qenë gjithmonë i parashikueshëm, prandaj dalloj nga aktorët e tjerë. Po jua bëj të qartë këtë gjë, nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse, Shqipëria do të ngelë në klasë në tetor dhe do të marrë në qafë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e mori në qafë se është kriter i Kopenhagenit sepse këtu nuk i përmend njeri se është mbyllur ambasada daneze. Tani kalojmë tek kodi se ku është shqetësimi. Unë shpresoj shumë, jam shumë i entuziazmuar nga lajmet e fundit, nga cicërrimat që ka progres për Këshillin Politik. Mezi prej të duartrokas këtë konsensus dhe do të kthehem nga çdo vend që ta firmos këtë konsensus.

Unë do të shikoj nëse miratohet në përputhje me kushtetutën, ligjet. Mundësia ime është ta kthej vetëm një herë për reflektim, pastaj si veprojhnë është në varësi të aktorëve të tjerë. Në çdo rast, edhe në mënyrë të njëanshme që nuk do të habiteshim se ka zhvillime të paparishkueshme dhe të befasishme, duhet të bëj të qartë në momentin që do të kem hapësirën kushtetuese ligjore, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri dhe nuk do të pres konsultim formal nga asnjë forcë politike.”

Vasil Laçi ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrásë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pùshtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *