Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Gener 2’ shpërfill vendimin e gjykatës, si po avancojnë me shpejtësi punimet për HEC-et në Valbonë (VIDEO)

Pavarësisht vëndimit të Gjykatës së Apelit Administrativ e cila iu dha të drejtë banorëve të Tropojës dhe pezulloi punimet për ndërtimin e HEC-eve, kompania ‘Gener 2’ nuk i ka ndalur punimet.

Në videot e realizuara nga banorët duket betonierja dhe eskavatorët e firmës që vazhdojnë qetësisht punën, ku duket qartë dhe dëmtimi i madh që i është shkaktuar mjedisit.

Vazhdimisht kalojnë kamiona të ngarkuar në maksimum me inerte, ndërsa në pamje duket edhe kantieri ku kryhen punimet dhe shkatërrimi i faqes së malit duke zbritur tubat ku synohet të futet lumi i Valbonës.

Ndërkohë që në këtë zonë para disa javësh kanë plasur dhe minat, duke shkaktuar dhe irritimin e banorëve të cilët u ngritën në protestë.

Por siç shihet dhe nga pamjet punimet kanë avancuar me ritme të shpejta dhe vendimi I gjykatës nuk është përfilluar aspak nga kompania.

(B.H/FaxWeb)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close