Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Përplasje veteranësh/ Genc Ruli nxjerr Berishën nga lista? I përgjigjet ish-kryeministrit: Misioni vazhdon edhe jashtë politikës aktive

Procesi i përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë të PD-së ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse me një gjuhë të moderuar, Ruli dhe Berisha kanë shkëmbyer mesazhe të forta me njeri-tjetrin.

Vetëm pak kohë më parë Ruli tha se: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Ndërkohë që një muaj më pas Berisha iu përgjigj Rulit duke e cilësuar si “viktimë të zgjuarsisë së tij“.

I pytur ditën sotme për këtë deklaratë të ish-kryeministrit, Ruli u shpreh se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

“Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

Mbetët për tu parë nëse Berisha do t’i kthejë sërish përgjigje Rulit, ndërsa kryedemokrati Basha konfirmoi se ish-kryeministri do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *