I ftuar në emisionin “Fol me mua” në ekranin e Fax News ka qenë piktori Gazmend Leka. Ai nis ekspoziten “Yjet rrinë e vështrojnë” e tij dhe dëshiron t’i ftojë të gjithë në galerinë Fab.
Leka: Sa herë bëj ekspozita dua t’i pagëzoj me një emer, si prindërit për fëmijën që hapin fjalorë dhe duan ti gjejnë emra të bukur. Unë duke punuar e lë titullin të lirë deri sa vjen vetë. Në fillim doja ta kisha titullin I dashur vëlla, por dy tre shokë më thanë lidhe me Migjenin por që mua më erdhi diçka tjetër dhe i vendosa këtë titull që ka tani. Mua më lidhen kohët e rinisë kur nxija dhe tani dua ti shërbej ato që kam nxënë dhe ky titull më lidhi këto dy gjendje.
Yjet dikur i kemi quajtur ëngjëj, ose për më së shumti i kemi konsideruar si pjesëtarët e familjes që kanë ikur nga kjo botë dhe janë kthyer në yje që rrinë e na vëzhgojnë. Prandaj kjo më pëlqeu për ta pasur si titull.
Unë pikturoj dhe titulli më vjen dalëngadalë dhe me shokët flas për një emër që të vazhdoj biseden. Më kujtohen ngjarje kur pikturoj dhe bisedoj me veten time dhe në mënyrë të pakuptueshme më vjen titulli.
Pikturoj në telajo bosh ku nuk ka asgjë po gjatë rrugës ndërtoj një personazh me të cilin bisedoj dhe në fund ajo më thot vetë kur duhet të mbaroj dhe më thotë që nuk ka më nevojë, mbylle dhe nëse e vazhdon prishen të gjith ekuilibrat. Kam pasur dhe raste që një pikturë e kam lënë pasi kam menduar se sja dal dot, them nuk e bëj dot.
Por vjen një moment që e vazhdoj prap më vonë, kjo është të komunikosh me pikturën.