Amasadori i SHBA-së Donlad Lu ishte i pranishëm në një takim për prezantimin e projektit të gazsjellësit joniano-adriatik (IAP) zgjatim ky i projektit TAP, nga i cili pritet të përfitojë jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova e Mali i Zi.
Lu dha mbështetjen e SHBA-ve për këtë projekt dhe dekalaroi se pikërisht falë tij “Europa Juglindore do shpëtojë nga ndikimi rus”. “SHBA-të e kanë mbështetur këtë project. Gazi tregon fuqinë ekonomike të një vendi. Konsumatorët shqiptarë do të paguajnë më pak për të blerë gaz, pasi të finalizohet ky project”, tha Lu. (J.V/Shuplaka)